Takimi i Presidentit Pendarovski me Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit të EJL-së

7 Qershor 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit të EJL-së, Matej Zakonjshek.

Në takim u bisedua për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e transportit të BE-së, i cili kërkon domosdoshmërisht zbatimin e reformave dhe miratimin e ligjve të BE-së.

Drejtori Zakonjshek e informoi Presidentin Pendarovski mbi punën e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit të EJL-së dhe mbi segmentet që lidhen me transportin dhe lëvizshmërinë, siç është siguria e rrugëve, investimet dhe reformat për rrugët dhe hekurudhat, si dhe lehtësimin e tregtisë. Si një nga aktivitetet kryesore, ai theksoi përfshirjen e Korridoreve të Gjelbra në Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë  të Kovid-19, në mënyrë që të lehtësojë qarkullimin e mallrave, thelbësore për t’u ballafaquar me pandeminë dhe shpjegoi përpjekjet për ta shtrirë këtë koncept edhe në kufijtë me vendet e BE-së.

Presidenti Pendarovski në takim vuri në dukje se Republika e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përkushtuar në përmbushjen e agjendës evropiane dhe theksoi se investimi në një sistem cilësor dhe efikas të transportit ka rëndësie të madhe për zhvillimin e ekonomisë dhe cilësinë më të lartë të jetës së qytetarëve.

Në takim gjithashtu u bisedua për planin e investimeve ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe përfshirjen e kësaj organizate ndërkombëtare në procesin e shqyrtimit të kërkesave që dorëzohen nga partnerët rajonalë për të përmirësuar dhe kompletuar korridoret trans-evropiane, të cilët shtrihen në të gjithë rajonin.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...