Takimi i Presidentit Pendarovski me Lidhjen e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni – MATUSITEB

31 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e Lidhjes së organizatave joqeveritare turke në Maqedoni – MATUSITEB, që në vetvete bashkon 60 organizata joqeveritare të cilat e përfaqësojnë bashkësinë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim përfaqësuesit e MATUSITEB e prezantuan punën dhe aktivitetet e përgjithshme të organizatës në lidhje me ruajtjen dhe promovimin e identitetit nacional dhe kulturor të bashkësisë turke në shtetin tonë.

Përfaqësuesit e MATUSITEB e informuan Presidentin Pendarovski për formimin dhe aktivitetet e Trupit nacional koordinues për regjistrimin e popullit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për përpjekjet e tyre për zbatimin e regjistrimit të suksesshëm.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje të përpjekjeve të organizatës për përfaqësimin përkatës dhe të drejtë në komisionet e regjistrimit, me qëllim që rezultatet e këtij procesi ta japin pamjen reale të terrenit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....