Takimi i Presidentit Pendarovski me Zef Mazin, kryenegociator i Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian

14 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Zef Mazin, kryenegociatorin e Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi perspektivat e mbajtjes së shpejtë të konferencës ndërqeveritare për të dy shtetet dhe për fillimin formal të negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se vizita është mundësi e mirë për shkëmbim të mendimeve për çështje të nivelit teknik dhe politik që lidhen me procesin negociues, si dhe për hapjen e perspektivave për bashkëpunimin e ardhshëm në këtë plan.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e përshëndeti përparimin e Shqipërisë në fushat kryesore për integrimin në BE.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë do të pasqyrohet mbi stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe shprehu pritje se zbatimi i metodologjisë së re për udhëheqjen e negociatave do të lehtësojë procesin e mbajtjes së negociatave të pranimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....