Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Moldavisë

26 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Moldavisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anatoll Çebu, me seli në Sofje.

Në ceremonitë e dorëzimit të lerave kredenciale Presidentit Pendarovski i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat karakterizohen me përpjekje të ndërsjella për t’i pasuruar ato në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke shtuar se e vlerësojmë përkushtimin dhe interesimin për bashkëpunim në pjesën e proceseve eurointegruese dhe realizimin e aspiratave evropiane për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, si prioritete strategjike të vendeve tona.

“Pritjet tona janë në drejtim të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare që do ta shënojë edhe fillimin zyrtar të negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke pasur kështu mundësi ta vërtetojmë përgatitjen tonë për lëvizje drejt integrimit evropian”, tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e veriut do të përfshihet aktivisht në punën e treshes e cila kryeson me Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Evropës, kurse tashmë në vitin 2023 e ndërmerr kryesimin e kësaj organizate prestigjioze, si dhe presim bashkëpunim të frytshëm dhe intensiv me të gjitha vendet mike në periudhën e ardhshme.

Ambasadori moldav theksoi se të dy vendet kanë marrëdhënie të përkryera politike, që është vërtetuar jo vetëm me diskutimet bilaterale politike, por edhe me fakte konkrete duke shtuar se Moldavia është sidomos e interesuar për marrëdhënien maqedonase në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, tërheqjen e investimeve dhe promovimin e eksportit.

“Në këtë fushë do të theksoj hapjen dhe dëshirën e pushteteve në Kishinjev që të zhvillojnë kornizën juridike dypalëshe, sidomos dimensionin ekonomik, siç janë marrëveshjet për promovimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve dhe bashkëpunimin ekonomik”, tha ambasadori Çebu.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Republikës të Moldavisë, Anatoll Çebu, sukses në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...