Me ekspozitën “Shndritje artistike” filloi festimi i Ditës së Pavarësisë në Kabinetin e Presidentit

7 Shtator 2021 | Kumtesat

 

Me rastin e festimit të 30-vjetorit të shtetit të pavarur maqedonas, në organizim nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte u mbajt evenimenti i parë nga një seri evenimentesh kulturore për të prezantuar veprat e rëndësishme nga thesari i pasur bashkëkohor kulturor maqedonas.

Festimi i 30-vjetorit të pavarësisë në Kabinetin e Presidentit titullohet “Shtresat e modernizmit – 30 vjet pavarësi nëpërmjet artit” dhe nëpërmjet tij theksohet roli kryesor të praktikave kulturore dhe artistike për demokratizimin dhe politikat emancipuese në shoqëri.

Në Kabinetin e Presidentit dje u hap në mënyrë solemne ekspozita “Shndritje artistike” kuratore e të cilës është Maja Çankullovska dhe u organizua në bashkëpunim me Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse janë përfshirë edhe vepra nga Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup, Enti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu – Shtip, Ministria e Kulturës dhe Kabineti i Presidentit. Në këtë ekspozitë janë prezantuar vepra të artistëve të njohur maqedonas: Dimitar Pandillov Avramovski, Nikolla Martinoski, Llazar Liçenoski, Ljubomir Bellogaski, Dimitar Kondovski, Boro Mitriqeski, Mazev Petar, Gligor Çemerski, Dragutin Avramovski-Gute, Risto Kallçevski, deri te Ana Temkova, Rodoljub Anastasov, Omer Kaleshi.

Në fjalimin e vet para të ftuarve, Presidenti Pendarovski theksoi se për Ditën e Pavarësisë, një përzgjedhje e punimeve që gjenden në Kabinet do të ekspozohen në një vend dhe do të jenë të hapura për publikun, duke shprehur shpresën se kjo do të motivojë shumë veta, veçanërisht brezin e ri, që të interesohen për vepra e tyre dhe për artin maqedonas në përgjithësi.

“Edhe pse në dukje i vogël, thesari i arteve të bukura maqedonase përmban autorë të rëndësishëm dhe vepra në nivel me emrat më të mëdhenj në botë. Një pjesë e kësaj pasurie është vendosur përkohësisht në zyrat e shumë institucioneve, duke përfshirë edhe Kabinetin e Presidentit. “Përveç se është fisnikërim dhe estetizim i hapësirës, ​​është gjithashtu një mënyrë për të paraqitur emrat e artistëve të mëdhenj maqedonas para të ftuarve, vizitorëve dhe delegacioneve zyrtare nga brenda dhe jashtë vendit.”

Në suazat e këtij evenimenti, u bë edhe një prezantim digjital i përgatitur nga Jovanka Popova, i cili përmbante një përmbledhje dhe një pjesë të thesarit të pasur figurativ të rreth 143 artistëve bashkëkohorë maqedonas që kishin ndikimin më të madh në 30 vitet e fundit. Gjatë evenimentit, artisti Gjorgje Jovanoviq dhe studentët e Fakultetit të Arteve Figurative Evgenija Trajkovska dhe Milena Petkovska, të cilat janë nën mentorimin e profesoreshës Sllavica Janeshlieva, përpunuan një pikturë murale – mural që do të dhurohet për qëllime humanitare, kurse mysafirët e pranishëm patën rastin të ndjekin edhe shfaqjen e Dolores Popoviqit, aktore dhe kompozitore.

Ekspozita do të jetë e hapur për çdo vizitor me paraqitje të mëparshme në faqen zyrtare të internetit të Presidentit. Vizita do të organizohet në varësi të numrit të qytetarëve të paraqitur, kurse në përputhje me masat aktuale për mbrojtje nga kovid-19.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....