Me ligjërim profesional në Vilën Vodno është shënuar Dita botërore e luftës kundër Sëmundjes së Alzheimerit

22 Shtator 2020 | Kumtesat

Me rastin e shënimit të Ditës botërore të luftës kundër Sëmundjes së Alzheimerit, dje në mbrëmje në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt ligjëratë profesionale nga fusha e mjekësisë qëllimi i të cilës është ngritja e vetëdijes për ekzistimin e Sëmundjes së Alzheimerit nëpërmjet ligjëratave edukative.

Në këtë eveniment që është pjesë e iniciativës së bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, për transferim të njohurive dhe shkëmbim të ideve dhe përvojave me të rinjtë të cilët studiojnë në fakultetet nga fusha e shkencave mjekësore, mori pjesë Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, studentë nga Fakulteti i Mjekësisë, mjekë të rinj dhe specializantë.

Në temën “Sëmundja e Alzheimerit – epidemia e qetë e shekullit të 21” mbajti ligjërim, as. dr. sp. Gabriela Novotni, nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”, e cila për Sëmundjen e Alzheimerit tha se, me ngadalë, por me siguri po kalon në epideminë e qetë të shekullit të 21. Sipas Novotnit, në botë ka rreth 50 milionë të sëmurë nga kjo sëmundje, kurse deri në vitin 2050 pritet që ky numër të trefishohet. Ajo theksoi se duke marrë parasysh se janë identifikuar faktorët e rrezikut të cilët janë tipikë te popullata jonë, duhet të bëhen hapa mandej drejt strategjisë parandaluese ose ajo të futet në strategjinë nacionale për parandalim të demencës.

Për lidhjen midis sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjes paradontale me ligjërimin e vet në këtë eveniment mori pjesë edhe prof. dr. Kristina Mitiq, specialiste e sëmundjeve të gojës dhe parodontës në Fakultetin Stomatologjik në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”. “Nëse nisemi nga qëndrimi se parandalimi i sëmundjes parodontale mund ta zvogëlojë rrezikun nga demenca, vjen sugjerimi se vendosja e shprehive të shëndetshme që në moshë të hershme mund të ndihmojnë në shtyrjen e fillimit të Sëmundjes së Alzheimerit”, theksoi prof. dr. Mitiq.

Kjo iniciativë, e cila filloi në shkurt të këtij viti, me ligjërimin e Ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, nga fusha e neurologjisë, kurse u realizua në Zyrën e Presidentit “Mladihab”, vazhdoi muajin e kaluar në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ligjëratën e bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska me temë “Vizualizimi i thjeshtëzuar 3D: evaluimi µCT in vitro dhe in vivo”.

Në këto ligjërata mund të marrin pjesë të gjithë personat e interesuar sepse ato janë të llojit të hapur dhe janë të dobishme për të gjithë punonjësit e ardhshëm mjekësorë, duke u mundësuar që nëpërmjet kontaktit dhe bisedës së drejtpërdrejtë të marrin përgjigje për pyetje të cilat kanë mbetur pa përgjigje, si dhe mundësi për ngritjen e iniciativave të reja. Njëkohësisht, kjo iniciativë, studentëve dhe mjekëve të rinj u mundëson të njihen me punime të vyera të ekspertëve nga  fusha e mjekësisë edhe jashtë specializimeve të tyre dhe jashtë hapësirave të fakultetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit