Dje dhe sot në bashkëpunim me organizatat partnere, Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Institutin Demokratik Nacional u mbajt, moduli i katërt me të cilin u finalizua Shkolla për politika për vitin 2021 i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik.
Moduli i katërt u realizua me pjesëmarrje të ligjëruesve dhe të trajnuesve eminentë nga vendi dhe nga jashtë, kurse pjesëmarrësit debatuan mbi temat të cilat i përfshijnë çështjet nga fusha e marrëdhënieve me publikun, krijimin e politikave publike, mjetet dhe strategjitë demokratike për luftë kundër dezinformacioneve dhe manipulimit me informacionet, si dhe mënyrat e komunikimit në skenën gjeopolitike të aktorëve transatlantikë.
Mbi temën mediat sociale dhe transparenca e institucioneve publike, mbrojtja e demokracisë digjitale, sfidat në sigurinë sajber dhe diskursi politik dhe partizimi, gjatë ditës së djeshme mbajtën ligjërata Skot Mastik, nënkryetar për programe në IRI, Derek Miçel, president i NDI-së, Toshe Zafirov, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prial Bat, oficer i programit për inovacione teknike në NDI, Medlin Nikollof, asistent i programit në ekipin për demokraci dhe teknologji në NDI, Kris Doten, drejtor për inovacione në NDI dhe Meri Endrjus ekspert për komunikim politik dhe ish-asistente e Presidentit të SHBA-së, Xhorxh U. Bush për komunikime globale.
Në seminarin e katërt edukativ, me të cilin u përfundua Shkolla për Politika për vitin 2021, sot me ligjëratat e veta u prezantuan: Kris Holzen, këshilltar i lartë për Evropën dhe Evroazinë në IRI, Tibo Muzerges, drejtor i programit për Evropën në IRI, Kryetari i Këshillit të Programit i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, Aleksandar L. Spasov, Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, Moira Vilan, drejtor për demokraci dhe teknologji në NDI, Bret Baroumen, specialist i lartë për hulumtime në Qendrën për impakt global në IRI dhe Daniel Arndaudo, këshilltar për strategji informatike në NDI.
Nesër, Presidenti Stevo Pendarovski do t’ua japë të gjithë pjesëmarrësve të gjeneratës së parë, në eveniment solemn certifikatat për përfundim të suksesshëm të Shkollës për Politika.
Qëllimi i Shkollës për Politika i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik është të kontribuojë në ndërtimin e unitetit nëpërmjet të mësuarit, ta promovojë kulturën e dialogut dhe të ndikojë mbi reformën në arsim nëpërmjet gjithëpërfshirjes së arsimit politik në sistemin tonë arsimor formal dhe joformal.