Gjorgievska në mbylljen e Kongresit të 7-të ndërkombëtar të psikiatrisë

29 Tetor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska, mbrëmë kishte fjalim përmbyllës në mbylljen solemne të Kongresit të 7-të ndërkombëtar të psikiatrisë, i cili nga 26 deri më 29 tetor 2023 u mbajt në Ohër.

Në Kongresin e 7-të maqedonas të psikiatrisë me pjesëmarrje ndërkombëtare, të organizuar nga Shoqata Psikiatrike e Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për Sëmundjen Alchajmer dhe Neuroshkencë nga Shkupi, që fokusohet në temën “Sfidat në psikiatri dhe në shëndetin mental në dekadën e tretë të shekullit të 21”, prof. dr. Gjorgievska i falënderoi ekspertët me renome nga kjo fushë për shkëmbimin e njohurive të veta.

Prof. Gjorgievska riafirmoi se fusha e psikiatrisë dhe e shëndetit mental ballafaqohen me një sërë sfidash të komplikuara dhe se një nga çështjet më të rëndësishme është prevalenca e zmadhuar e çrregullimeve të shëndetit mental. “Zgjidhja e këtyre sfidave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që nuk fokusohet vetëm në trajtimin, por gjithashtu thekson parandalimin dhe destigmatizimin. Nevojitet që të promovohet ndërgjegjësimi për shëndetin mendor dhe të sigurohet që ata që kanë nevojë të kenë akses në kujdes cilësor, pavarësisht nga rrethanat e tyre”, theksoi bashkëshortja e Presidentit.

Në suazat e mbylljes solemne të Kongresit të 7-të ndërkombëtar të psikiatrisë, prof. dr. Gjorgievska ia dha çmimin “Alexandar Kurz”, prof. Zvezdan Pirtosek, mirënjohje të cilën e japin organizatorët e kongresit.

Në vijim është teksti i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit.

Zonja dhe zotërinj, të nderuar kolegë, miq të dashur,

Siç i afrohemi fundit të këtij takimi të rëndësishëm, Kongresit të 7-të Psikiatrik Maqedonas dhe Konferencës së Dytë Tematike për Demencës dhe Neurodegjenerimin, ju drejtohem me mirënjohje enorme për nderin e treguar.

Kjo konferencë është bashkim i jashtëzakonshëm i mendjeve, të cilat do të çojnë drejt njohurive të cilat do ta formësojnë të ardhmen e mbrojtjes shëndetësore. Kjo është dëshmi për ambicien tuaj sepse ajo rezultoi me ide të përkryera hulumtuese, kurse ekspertë me renome e dhanë njohurinë e vet.

Në dekadën e tretë të shekullit të 21, fusha e psikiatrisë dhe shëndetit mendor poballafaqohet me një sërë sfidash të komplikuara. Një nga çështjet më të rëndësishme është prevalenca e zmadhuar e shëndetit mental, që ndikojnë mbi individët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve. Faktorët siç janë izolimi social, pasiguria ekonomike dhe transformimi i shpejtë digjital i punëve tona çuan në epokën e faktorëve të stresit që ndikojnë mbi mirëqenien tonë psikike. Zgjidhja e këtyre sfidave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që nuk fokusohet vetëm në trajtimin, por gjithashtu thekson parandalimin dhe destigmatizimin. Nevojitet që të promovohet ndërgjegjësimi për shëndetin mendor dhe të sigurohet që ata që kanë nevojë të kenë akses në kujdes cilësor, pavarësisht nga rrethanat e tyre.

Shpresoj se Ohri, qyteti i cili ka plot histori, i shton një fije unike kësaj konference. Bukuria e këtij vendi është dëshmi për çuditë që na rrethojnë dhe, siç sugjeron me humor ftesa juaj për këtë eveniment, ndoshta edhe kontribuon  për parandalimin tonë personal të demencës.

Para se të ndahemi, dëshiroj që secili prej jush të marrë me vete njohurinë dhe inspirimin që i mori këto ditë. Gjithashtu, uroj që lidhjet që i krijuam të na shërbejnë si rikujtues se bashkëpunimi nuk njeh kufij, kurse dija i tejkalon kufijtë.

Në fund, do të dëshiroja të shpreh falënderimin më të madh për të gjithë ata të cilët e mundësuan këtë eveniment: organizatorët, ekspertët, studentët dhe secilin prej jush për përkushtimin tuaj të palëkundshëm. Duke u udhëhequr nga e ardhmja, ku shëndeti dhe zbulimet mbeten prioritet i lartë, vazhdoftë përparimi dhe kërkimi juaj për dituri.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit