Memorandum për bashkëpunim për pajisjen e Qendrës për fibrozë cistike në ISHP Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët, Kozle, Shkup

28 Shtator 2023 | Kumtesat

Me mbështetjen e Presidentit Stevo Pendarovski, kurse me iniciativën e bashkëshortes së Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në vend siguroi mjete financiare të cilat do t’i dhurohen Ministrisë së Shëndetësisë për pajisjen e Qendrës për Fibrozë cistike në ISHP Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët, Kozle, Shkup.

Memorandumin e bashkëpunimit sot e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit Mile Boshnjakovski, ambasadori kinez Xhang Xuz dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Në përputhje me memorandumin do të sigurohen mjete financiare me shumë prej 1 280 000 denarësh, të cilat do t’i dhurohen Ministrisë së Shëndetësisë, kurse do të përdoren për furnizim me pajisje të hapësirës (shtretër përkatës për fëmijë), monitorë për ndjekjen e parametrave vitalë relevantë, aparateve për terapi fizikale dhe pajisje për diagnostiko për nevojat e Qendrës për fibrozë cistike në ISHP Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët, Kozle, Shkup,

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit