U ndanë certifikata e pjesëmarrësve në Programin “Menaxherët e rinj dhe liderë të biznesi”

14 Maj 2021 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit sot u dhanë certifikatat për pjesëmarrësit në programin “Menaxherët e Rinj dhe Liderët e Biznesit” të cilët në periudhën e kaluar përfunduan me sukses trajnimin në tetë kompani – anëtare të Këshillit të investitorëve të huaj: EVN Maqedoni SHA, Komfi Angel, Van Hool Maqedoni, Kemet Electronics Maqedoni, EOS Matrix Maqedoni, Filip Morris TKP, Ramstor Maqedoni dhe Makstil SHA Shkup.

Presidenti Pendarovski duke i falënderuar këto kompani të përgjegjshme shoqërore të cilat i vunë në dispozicion kapacitetet e veta, duke mundësuar përsosje profesionale për menaxherët e rinj dhe për liderët e biznesit, theksoi se nëpërmjet këtij programi motivohen të rinjtë të të qëndrojnë dhe të realizohen këtu, në Maqedoninë e Veriut. Kjo, siç tha Presidenti Pendarovski do ta transformojë shtetin tonë në një shoqëri të lirë dhe me prosperitet ku do të vlerësohen cilësia, përkushtimi dhe profesionalizmi.

“Kandidatët ofruan perspektiva të reja, të freskëta që sigurisht do të jenë të dobishme për kompanitë. Disa prej zgjidhjeve që pjesëmarrësit e rinj i përgatitën janë kaq cilësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, saqë kompanitë janë të gatshme që t’i zbatojnë edhe praktikisht” – tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehi falënderim për interesin te një pjesë e kompanive që të angazhojnë profesionalisht disa prej pjesëmarrësve të sivjetshëm, që është një mirënjohje e madhe për këtë program lider.

“Kjo nënkupton se jemi në rrugë të vërtetë që të krijojmë gjeneratë të të rinjve kreativë dhe të përkushtuar të cilët nuk janë robër të modeleve të vjetra, por janë të përgatitur të ballafaqohen me ndryshimet e reja dhe të shpejta të epokës digjitale,” – theksoi Presidenti Pendarovski

Kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj, Shtefan Peter theksoi se rezultati më i mirë për këtë program janë ofertat e punësimit për një pjesë të pjesëmarrësve. “Bëmë një punë të përkryer në periudhën më të vështirë, në kushte të pandemisë së kovid-19”, theksoi Peter.

Në suazat e programit të sivjetshëm kandidatët kishin mundësi të fitojnë përvoja të reja, praktike për planifikim strategjik, t’i zhvillojnë shkathtësitë e veta lidere dhe t’i dëshmojnë njohuritë e veta. “Menaxherë të rinj dhe liderë të biznesit” u realizua nëpërmjet bashkëpunimit midis Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të investitorëve të huaj në Odën ekonomike të Maqedonisë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....