Takimi i Presidentit Pendarovski dhe bashkëshortes Gjorgievska me përfaqësuesit e koalicionit “MENUVA”

9 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten Elizabeta Gjorgievska sot i mirëpriti aktivistët për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të koalicionit “MENUVA”.

Personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara në këtë takim i theksuan kërkesat e veta për përmirësim të gjendjes së tyre të tërësishme. Disa nga kërkesat me prioritet, siç theksuan, janë të zmadhohet shuma të cilën e marrin si kompensim për aftësinë e kufizuar, si dhe kompensimi i veçantë për fëmijë, mandej të formohet regjistër i personave me aftësi të kufizuara dhe të hapen qendra të reja ditore dhe qendra për rehabilitim. Në këtë mënyrë, theksuan nga “MENUVAME”, personave me aftësi të kufizuar do t’u garantohet standard jetësor adekuat.

Aktivistët i theksuan edhe përpjekjet e tyre për realizim të të drejtave të barazisë, jetës me dinjitet dhe përfshirjes aktive në jetën e tërësishme ekonomike, kulturore dhe shoqërore. Këtë të drejta, siç theksuan nga “MENUVAME” u garantohen në përputhje me Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara e Kombeve të Bashkuara. Atë konventë, nënvizuan ata, shteti e ratifikoi para 10 vjetësh, kurse zbatimi i saj pothuajse edhe nuk ka filluar.

Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja e tij, Gjorgievska shprehën mbështetje të tërësishme për kërkesat e përfaqësuesve të koalicionit “MENUVAME”. “Është e papranueshme që edhe mandej të jeni të margjinalizuar dhe të pafuqishëm” u rekomandoi Presidenti Pendarovski. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se, në përputhje me kompetencat, do të përpiqet vazhdimisht që të përmirësohet pozita e personave me aftësi të kufizuara, si edhe pozita e familjeve të tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....