Mesazhi i  Presidentit Pendarovski me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës

1 Maj 2020 | Kumtesat

Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Dita e Punës, 1 Maji, këtë vit është nën ngarkesën e pandemisë së shkaktuar nga përhapja e virusit korona në suaza globale. Por, njëkohësisht, kjo ditë na kujton se duhet ta vlerësojmë edhe më shumë mundin e dhënë nga të gjithë të cilët kontribuojnë në shoqërinë tonë. Punonjësit në shëndetësi si edhe përfaqësuesit e policisë dhe armatës janë natë e ditë në vendet e tyre të punës. Gazetarët dhe punonjësit në media, të punësuarit në pikat e shitjes dhe të shërbimeve, punëtorët komunalë, janë të angazhuar përditë jashtë shtëpive të veta. Për shumë veta, proceset e punës për herë të parë janë organizuar në një mënyrë më ndryshe.

Çdo 1 Maj i shënon edhe arritjet për të cilat luftuan punëtorët dhe organizatat sindikale, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe respektim të tërësishëm të të drejtave të punëtorëve. Goditja e rëndë mbi ekonominë të cilën e dha pandemia është shkak që të punojmë më shumë në drejtim të respektimit të tërësishëm të të drejtave të punëtorëve, ta ndajmë peshën, si dhe të tregojmë solidaritet më të madh.”

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....