Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore

11 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dërgoi mesazh me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore.

Në vijim është teksti i integruar i mesazhit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar qytetarë,

Karakteri i një populli vlerësohet nga sjellja e tij në periudha kyçe historike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur pjesa më e madhe e Evropës ishte e okupuar, kurse miliona njerëz ishin pa të drejta, fashizmi, në majën e fuqisë së vet, dukej i frikshëm. Pikërisht në ato kohë të zymta, qytetarët maqedonas patën guximin të ballafaqohet me të keqen më të madhe të shekullit të 20.

Më 11 tetor 1941 partizanët maqedonas e shënuan fillimin e luftës nacionalçlirimtare. U bëmë pjesë e koalicionit antifashist dhe së bashku me të drejtët e tjerë, e zgjodhëm anën e vërtetë të historisë.

Lufta e udhëhequr nga partizanët ishte mbarëpopullore dhe mbiideologjike. Në frontin nacionalçlirimtar janë bashkuar edhe burrat edhe gratë të përkatësive të ndryshme etnike, fetare, sociale dhe ideologjike. Maqedonas, shqiptarë, turq, vllahë, serbë, romë, boshnjakë, të krishterë, myslimanë, hebrenj, ateistë. Të gjithë se bashku luftuan për çlirimin e shtetit maqedonas që u takon në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarëve të tij.

Edhe sot, në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, 11 Tetorin e festojmë me ndjenjë përgjegjësi dhe mirënjohje të thellë. U jemi mirënjohës heronjve tanë për sakrificën e tyre, por, kemi dhe përgjegjësi të vazhdojmë ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas konceptit që ata na e lanë amanet. Sepse, ruajtja e lirisë është gjithashtu po aq e rëndësishme sa dhe vetë akti i çlirimit.

Të nderuar qytetarë,

Fashizmi i mundur në atë kohë, për fat të keq nuk është çrrënjosur tërësisht. Kjo ideologji që i përjashton të ndryshmit, mbetet armiku më i madh i lirisë së popullit dhe dinjitetit të lindur të njeriut. Edhe sot duhet të luftojmë që çdo individ, pavarësisht nga përkatësia e tij, të jetë i sigurt dhe i respektuar. Sepse jo vetëm ngjashmëritë por edhe dallimet tona janë pjesë të barabarta të vlefshme të njerëzimit.

Antifashizmi është fitore qytetare, por antifashiste janë edhe themelet e shtetit maqedonas. Si trashëgimtarë të gjeneratës së lavdishme luftarake, por edhe sot si pjesë e aleancës së NATO-s me perspektivë të qartë evropiane, kemi përgjegjësi t’i kundërvihemi racizmit, diskriminimi dhe neofashizmit që janë në rritje. Kurse kjo bëhet vetëm në një mënyrë: duke ndërtuar një shtet demokratik, ku qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe nuk ka të paprekshëm për drejtësinë. Prandaj është e nevojshme, sa më parë, të pajtohemi dhe të bashkohemi në ndërtimin e një shoqërie solidare ku do të respektohet e drejta e jetës dinjitoze e çdo qytetari maqedonas. Kështu do të japim kontributin tonë për një lëvizje progresive, globale për të drejtat dhe liritë e njeriut, për drejtësinë sociale dhe barazinë.

Gëzuar Ditën e Kryengritjes Popullore!

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....