Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 3 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave

3 Maj 2020 | Fjalimet

Me rastin e 3 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Më 3 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, u shprehim respekt të gjithë profesionalistëve, gazetarëve dhe punonjësve në media, të cilët pa marrë parasysh të gjitha sfidat janë në anën e interesit publik dhe përkushtimi i të cilëve e sjell të vërtetën te qytetarët.

Rëndësia e rolit të gazetarëve dhe punonjësve në media është shumë e madhe në kohën e pasigurisë, krizës apo konflikteve. Në pandeminë e tanishme të virusit korona, kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë të mbrojtur në shtëpitë e veta, gazetarët dhe punonjësit e mediave janë të angazhuar përditë me qëllim që të sigurojnë informacion të shpejtë dhe të saktë. Paralelisht me pandeminë e virusit po na ndodh dhe pandemia e lajmeve të rreme, prandaj në këto rrethana të jashtëzakonshme me rëndësi të madhe është profesionalizmi dhe objektiviteti i tyre.

Njëkohësisht, që të nxitin debat për çështje të rëndësishme dhe që të jenë tregues i pjekurisë së një demokracie, mediat duhet të jetë të lira prej frikës dhe klientelizmit, duke e realizuar një prej të drejtave themelore të njeriut, lirinë e fjalës.

Që të zhvillohet gazetari e pavarur dhe profesionale, duhet të sigurojmë kushte më të mira pune, t’i përparojmë të drejtat sindikaliste, ta zmadhojmë sigurinë, mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve në media dhe t’i çlirojmë nga varësia ekonomike dhe nga ndikimet politike. Dhe gjithsesi, t’i hapim më shumë institucionet – transparenca kontribuon që qytetarët ta realizojnë të drejtën e vet për informim të lirë dhe në kohë.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...