Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave

8 Mars 2023 | Kumtesat

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

Sot kur e festojmë luftën dekadore për barazi sociale, ekonomike dhe politike të grave, të rikujtojmë se çdo grua ka të drejtë të zgjedhjes së lirë për trupin e vet, familjen, arsimin, profesionin, punën, karrierën, zhvillimin, veprimin politik dhe pjesëmarrjen në jetën publike.

Asnjë shoqëri nuk mund të zhvillohet nëse gjysma e popullatës është e përjashtuar nga ai zhvillim. Duhet të angazhohemi me patjetër për pjesëmarrje më të madhe politike të grave, për numër më të madh të grave në pozita udhëheqëse, që të miratojmë politika në të cilat do t’i planifikojmë edhe nevojat e grave, buxhete që do të kenë dimension gjinor.

Të krijojmë një ambient shoqëror i cili do të mundësojë të përfshihen më shumë gra dhe jo të përjashtohen.

Nëse duam të ndërtojmë një shoqëri moderne, të hapur dhe demokratike nevojitet të bëjmë më shumë për mundësitë e barabarta të grave dhe burrave, kurse pabarazinë, diskriminimin dhe shovinizmin t’i lëmë në të kaluarën. Viktimat e dhunës së bazuar në gjini duhet të marrin drejtësinë. Duhet të luftojmë, fuqishëm dhe me vendosmëri, në mënyrë strategjike dhe taktike kundër dhunës së bazuar në gjini, për të cilën duhet të ketë gjithmonë zgjidhje të drejtë.

Është koha të krijojmë shoqëri ku gratë nuk do të duhet të bëjnë vazhdimisht përpjekje mbinjerëzore që ta realizojnë potencialin e vet.

Lufta për barazi nuk duhet të ndalet assesi. Gëzuar 8 Marsin!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....