Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës dhe Ditës së Fitores mbi Fashizmin

9 Maj 2020 | Fjalimet, Kumtesat

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës dhe Ditës së Fitores mbi Fashizmin, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

Para shtatë dekadash ministri i atëhershëm francez, Robert Shuman e prezantoi vizionin e vet për Evropën ku theksoi se “Evropa nuk do të ndërtohet përnjëherësh apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet nëpërmjet arritjeve reale të cilat së pari krijojnë de fakto solidaritet.” 70 vjet më vonë, vizioni për Evropën, si opsion për mbajtjen e paqes, i bazuar në parimet e bashkëpunimit dhe solidaritet po vazhdon ende.

Që nga pavarësia në vitin 1991, shoqëria maqedonase e zgjodhi Bashkimin Evropian si qëllimin e vet strategjik, duke i pranuar vlerat evropiane të demokracisë, sundimin e të drejtës, bashkëpunimin ekonomik dhe prosperitetin e qytetarëve të vet. Këtë vit u realizua ëndrra e shumë gjeneratave, e morëm vendimin për fillim të negociatave për anëtarësim, së shpejti presim që të përcaktohet korniza për negocim, kurse pas miratimit të saj do të të fillojmë procesin aderues me konferencën e parë ndërqeveritare.

Pandemia e shkaktuar nga kovid-19 na e dëshmoi në vepër sa e rëndësishme është të jesh pjesë e familjes evropiane dhe rëndësinë e mbështetjes të cilën kjo bashkësi mund të na i sigurojë për stabilitet dhe prosperitet.

Këtë ditë e festojmë, gjithashtu, si Dita e Fitores mbi Fashizmin. Pra 75 vjetësh, koalicioni antifashist korri një fitore të madhe me kapitullimin pa kushte të nazizmit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe qytetarët e Maqedonisë nëpërmjet LNÇ-së dhe lëvizjes partizane, e zgjodhi anën e vërtetë, duke vendosur të ballafaqohen me të keqen fashiste dhe të luftojnë që ta çlirojnë atdheun e vet që t’i sigurojnë një të ardhme me prosperitet.

Përcaktimi ynë është të jemi pjesë e Evropës ku respektohen liritë e të gjithë popujve, të ndërtojmë shoqëri të hapur, të drejtë solidare dhe demokratike ku çdokush do të ndihet i vlefshëm, kurse të rinjtë do të fitojnë shans që të kenë sukses në shtëpi.

Për shkak të pandemisë me kovid-19 do të mungojnë evenimentet e shumta të cilat çdo vit mbahen me qëllim që të shënohet Dita e Evropës, si dhe Dita e Fitores mbi Fashizmin. Megjithatë ta shfrytëzojmë 9 Majin që të rikujtojmë se paqja dhe mirëqenia e shoqërive nuk ka çmim, kurse bashkëpunimi dhe solidariteti janë kryesorët nëse duam të kemi zhvillim dhe prosperitet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....