Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë

20 Mars 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë – 20 Mars, e dërgoi këtë mesazh:

Sot festojmë Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë është mundësi që nëpërmjet mësimit, promovimit dhe festimit të gjuhës francezi t’i afirmojmë vlerat universale të paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit midis popujve, si dhe multilinguizmin dhe kulturën e shumëllojshmërisë. Vlera në të cilat besojmë dhe të cilat i praktikojmë në plan nacional dhe në kontekst më të gjerë ndërkombëtar. Vlera të cilat sot janë më të vyeshme se kurë më parë.

Frankofonia i zgjeron horizontet tona dhe e përforcon shkëmbimin kulturor në botë. Në ditët kur festojmë 100 vjet nga lindja e poetit të madh maqedonas, Aco Shopov – edhe vetë frankofon, si dhe 50 vjet të themelimit të Katedrës së gjuhës maqedonase në Paris, e shikojmë rolin e gjuhës franceze dhe të Frankofonisë, si bashkudhëtarë fisnikë dhe afirmues të gjuhës maqedonase dhe kulturës maqedonase dhe krijimtarisë së përgjithshme kulturore. Ajo miqësi e frytshme dhe pasurim i ndërsjellë ka traditën e vet, të përpiqemi të kenë të ardhme, në Evropën e bashkuar që është edhe qëllimi ynë dhe si pjesë e çmuar e mozaikut të diversitetit kulturor të popujve të botës.

Célébrons ensemble la Journée mondiale da la Francophonie autour des valeures universelles qui nous inspirent et nous guident vers l’avenir!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit