Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermiereve

12 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e 12 Majit – Ditës ndërkombëtare të Infermiereve:

“Pandemia i dëshmoi mungesat kronike të sistemit tonë shëndetësor, duke përfshirë edhe kushtet përkatëse të punës dhe numrin e pamjaftueshëm të personelit shëndetësor.

Por, njëkohësisht, kjo krizë më e madhe shëndetësore në kohën tonë e vërtetoi përkushtimin dhe sakrifikimin e punonjësve shëndetësorë, duke përfshirë edhe infermieret. Ato e kanë mbartur, dhe ende po e mbartin, peshën më të madhe të pandemisë. Të ballafaquara me stresin dhe të lodhura nga turnet e natës, të pasqyruar në mënyrë disproporcionale me rrezikun nga infektimi, infermieret janë heroinat e vërteta të kohës sonë që cilat vazhdojnë të kujdesen përditë për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Më 12 Maj – Ditën Ndërkombëtare të Infermiereve, i kujtojmë koleget tuaja që e dhanë jetën në luftën kundër virusit: Besnike ndaj thirrjes humane deri në fund – Violeta Kacarska, Diana Makosheviq Dimoska, Elica Andreeska, Irena Dojçinoska Miloshevska, Nashide Emini dhe Mirlinda Alimi e dhanë jetën e tyre që të shpëtojnë jetë të tjera. Sakrifica e tyre e madhe dhe e shtrenjtë na obligon që me falënderim të kujtojmë ato dhe t’i kemi shembull për solidaritetin e tyre. Por, edhe të investojmë në përparimin e pozitës së infermiereve në Maqedoninë e Veriut. Meqenëse vetëm kështu do të kontribuojmë në përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore të të gjithë qytetarëve dhe të të gjithë shoqërisë maqedonase.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermiereve!”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....