Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

27 Janar 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot dërgoi mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ku theksoi se në kohën kur bota po ballafaqohet me pandeminë e kovid-19, ne rikujtojmë edhe një pandemi tjetër, të shkaktuar nga një virus i ndryshëm, kurse ai është antisemitizmi. 

“Antisemitizmi e mohon të vërtetën se të gjithë ne jemi njerëz me dinjitet të barabartë, të patjetërsueshëm dhe të lindur njerëzor, se jeta njerëzore është shumë e çmueshme sepse është unike dhe e pakthyeshme. Në vend të kësaj, antisemitizmi, racizmi dhe nazizmi i ndanin njerëzit dhe popujt në më të vlefshëm dhe në më pak të vlefshëm dhe kështu e hapën rrugën për dehumanizimin dhe shkatërrimin e tyre. Ky virus që nëpër shekuj ka shkaktuar persekutime dhe masakra kundër hebrenjve, në fund kulmoi me holokaustin si pandemia e të keqes”, thuhet në mesazhin e Presidentit Pendarovski.

Presidenti Pendarovski theksoi se hebrenjtë si viktima të padrejtësisë sistematike dhe diskriminimit së pari janë privuar nga të drejtat e tyre qytetare dhe të drejtat politike, kurse pastaj edhe nga pronësia dhe liria e tyre, pastaj janë deportuar në llogoret naziste ku emrat personalë u janë zëvendësuar me numra jopersonalë dhe ku janë dehumanizuar tërësisht.

“Mbi gjashtë milionë burra, gra dhe fëmijë janë vrarë sistematikisht në llogoret e vdekjes vetëm sepse ishin hebrenj. Midis tyre ishin edhe 7.144 hebrenj maqedonas të cilët përfaqësojnë 98% të popullatës sonë të përgjithshme hebraike. Por, qëllimi i nazistëve nuk ishte vetëm shkatërrimi fizik i hebrenjve, por edhe ta fshijnë tërësisht kujtimin e ekzistencës së tyre”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Antisemitizmi vazhdoi të ndryshojë formë si mohim i holokaustit, tha Presidenti Pendarovski duke rekomanduar se obligim moral i gjeneratës sonë është respektimi i dinjitetit të çdo njeriu, të jemi solidarë me vulnerabilët dhe me të shtypurit dhe të kujtojmë holokaustin që të mos përsëritet asnjëherë.

“Njëkohësisht, jemi mirënjohës për të mbijetuarit të cilët e rinovuan shumë bashkësi hebraike në Evropë, duke përfshirë edhe Bashkësinë e Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë e çmojmë edhe kujtimin e drejtëve midis popujve, për ata gra dhe burra të guximshëm që i rrezikuan jetët e veta që t’i shpëtojnë hebrenjtë e persekutuar, kurse me këtë edhe shpresën tonë te njerëzimi, solidariteti dhe mirësia”, thuhet në mesazhin e Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....