Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës së Gjuhës Maqedonase

5 Maj 2022 | Kumtesat

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Sot i bëjmë homazh veçantisë sonë, themelit tonë të identitetit dhe krenarisë linguistike – gjuhës maqedonase. Gjuha e Koneskit, Shopovit, Janevskit dhe e të gjithë krijuesve të fjalës letrare maqedonase është pasqyrë e origjinalitetit. Ajo është e drejta jonë themelore e njeriut, e drejtë e vetëvendosjes dhe vetëshprehjes.

Gjuha maqedonase, e afirmuar në botë, ka vendin e vet në familjen gjuhësore sllave, falë brezave para nesh të cilët na obliguan të kujdesemi nëpërmjet alfabetit të saj, të cilin e kremtojmë pikërisht sot. Nuk duhet ta harrojmë kurrsesi luftën e paraardhësve tanë për dëshmimin e veçantisë së gjuhës maqedonase dhe për të drejtën e përdorimit të saj e cila ka qenë e vështirë dhe e mundimshme.

Nuk është më e lehtë as edhe sot, të vendosur para sfidave të reja të imponuara, por në shpirtin e vlerave evropiane dhe në bazë të parimit tonë të respektimit të dallimeve, do të vazhdojmë ta theksojmë karakteristikën tonë të shenjtë, ndryshimin tonë, shtyllën e identitetit tonë. Tradita shekullore e shkrim-leximit të cilën na e lanë neve, është dëshmia më e madhe për veçantinë e gjuhës maqedonase.

Detyra që ta ruajmë dhe kultivojmë gjuhën maqedonase nuk është vetëm borxh ndaj paraardhësve tanë por edhe për trashëgimtarët tanë, për trashëgiminë kulturore të qytetarisë njerëzore dhe investim në atdheun tonë të vetëm, si pjesë e hapësirës kulturore evropiane. Siç do të thotë dhe Misirkovi ynë: Dashuria ndaj gjuhës popullore është borxhi ynë dhe e drejta jonë. Ne jemi të obliguar ta duam gjuhën tonë, sepse ajo është e jona, siç është i yni edhe atdheu ynë.  

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...