Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës së Rezistencës së Romëve

16 Maj 2022 | Kumtesat

Me rastin e 16 Majit – Ditës së Rezistencës së Romëve, Presidenti Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Sot e rikujtojmë 16 majin 1944, ditën e rezistencës së guximshme të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo datë e shënon rezistencën e tyre ndaj ideologjisë së nazistëve, si dhe luftën për jetën.

Të armatosur me çekanë, lopata dhe objekte druri, disa mijëra të burgosur romë, burra dhe gra, iu kundërvunë ekzekutimit të planifikuar nga nazistët në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau.

Kjo datë na rikujton se nuk ka hapësirë për shkeljen e të drejtave të njeriut, anticiganizmit, diskriminimit. Përgjegjësia jonë është të krijojmë shoqëri bashkëkohore duke promovuar të drejtat e njeriut dhe të drejtat, humanizmin dhe respektimin e ndërsjellë.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...