Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e kremtimit të festës hebraike Jom Kipur, u dërgoi mesazh kryetarit të Bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I nderuar z. Pepo Levi,
Më lejoni, juve, personalisht, dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga zemra t’ju uroj festën më të shenjtë hebraike, Jom Kipur dhe t’ju dëshiroj ditët e festës t’i kaloni para së gjithash në shëndet të mirë të mbushura me lumturi, gëzim dhe dashuri.
Me rastin e kësaj feste të pendimit, shpengimit dhe pajtimit, le të kujtojmë edhe një herë të gjitha virtytet në jetën e njeriut dhe të dhurojmë mirësi e mëshirë. Populli hebraik përjetoi një tragjedi të papërshkrueshme të cilën më mizorisht e ndjeu bashkësia hebraike maqedonase, por e ruajti dinjitetin, integritetin, humanizmit dhe filantropinë, duke i falur, por duke mos harruar.
Më lejoni në fund edhe njëherë duke e uruar festën të dëshiroj bereqet dhe prosperitet në atdheun tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të saj.
G’mar chatima tova.
Stevo Pendarovski