Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës Jom Kipur

27 Shtator 2020 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të festës hebraike Jom Kipur, u dërgoi mesazh kryetares së Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Berta Romano-Nikoliq dhe të gjithë përfaqësuesve të Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

E nderuara znj. Berta Romano-Nikoliq

Jom Kipur zë një vend unik në kalendarin hebraik. Një nga mesazhet kryesore në këtë festë të pendimit, shpengimit dhe pajtimit është mesazhi se nuk është asnjëherë vonë të niset një faqe e re në jetë, të jesh mirënjohës për të gjitha bekimet në jetën personale dhe të jesh bekim në jetën e njerëzve të tjerë dhe në shoqëri.

Juve, personalisht, dhe të gjithë përfaqësuesve të Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ju uroj me gjithë zemër këtë “ditë mbi ditët” ta kaloni në shëndet të mirë, lumturi dhe dashuri. Lutjet dhe kreshma Ju sjellshin qetësi, paqe shpirtërore, nxitje për vepra të mira që i shkatërrojnë barrierat midis njerëzve dhe bashkësive. Veprat e vogla të mirësisë, humanizmit dhe solidaritetit mund të bëjnë një dallim të madh, sidomos në kohën kur po ballafaqohemi me pandeminë globale të kovid-19. Prandaj, edhe pse e vogël në numër, Bashkësia e Hebrenjve me vlerat e veta ka një pjesëmarrje të madhe në kultivimin e dinjitetit njerëzor dhe respektimin e ndërsjellë në shoqërinë shumetnike, shumëgjuhësore dhe multikonfensionale maqedonase.

Në këtë festë dëshiroj që edhe mandej të bashkuar të punojmë mbi prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të veprojmë mbi prosperitetin dhe përparimin e saj.

G’mar chatima tova.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....