Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Shkupi prajd 2022

25 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i takoi vullnetarët dhe organizatorët e paradës së krenarisë Shkupi prajd 2022, me të cilët pati mundësi të bisedojë drejtpërdrejt mbi mënyrën e organizimit të paradës, nga logjistika dhe pritja e të ftuarve, deri te mbështetja institucionale e dhënë, çështjet e sigurisë dhe ato promovuese.

Me rastin e mbajtjes së Shkupi prajd 2022, Presidenti Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Pranimi i dallimeve dhe çlirimi nga paragjykimet janë dëshmues i një shoqërie të pjekur, demokratike dhe të hapur e cila është e gatshme të krijojë hapësirë për çdo anëtar të saj. Kemi përgjegjësi të përbashkët që të mundësojmë gëzimin e të drejtave themelore dhe vetërealizimin e secilit, pa frikë se do të mënjanohet, sidomos kur bëhet fjalë për bashkësitë e lëndueshme.

Shkupi prajd 2022 është paradë e dallimit, pranimit dhe shoqërimit të bashkësisë LGBTIK+, por edhe mundësi të gjithë ata që e kuptojnë dhe e pranojnë dallimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor ta shprehin mbështetjen e vet.

Pres që parada e tretë e krenarisë në Shkup të mbahet në atmosferë paqësore, pa incidente, në atmosferë tolerante dhe të pranimit. Të tregojmë solidaritet me bashkëqytetarët tanë sepse dinjiteti, barazia dhe drejtësia janë për të gjithë qytetarët.”

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...