Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 17 Majit – Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë

17 Maj 2023 | Fjalimet

Me rastin e 17 Majit – Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Në Ditën Ndërkombëtare për Luftë kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë të rikujtojmë rëndësinë që të pranojmë diversitetin te secili prej nesh në aspektin e orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Vetëm në këtë mënyrë do të ekzistojë tolerancë në shoqërinë tonë, gjithçka në të kundërt të pranimit është vetëm justifikim që çon në rrugën e dhunës.

Të krijojmë bashkësi në të cilën të gjithë do të kenë mundësi të barabarta për arsim, punësim, zhvillim profesional, qasje te drejtësia, mbrojta shëndetësore dhe sociale dhe realizimi i lirë në shoqëri.

Të mos lejojmë që diversiteti të jetë shkak për diskriminim, stigmë apo vepra nga urrejtja ndaj bashkësisë LGBTIK+. Të krijojmë bashkërish shoqëri të hapur dhe demokratike të lirive dhe të drejtave.”

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....