Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovskit me rastin e katër botimeve të reja për gjuhën maqedonase

7 Korrik 2020 | Fjalimet

E pranova me kënaqësi ftesën që të marr pjesë në promovimin e katër botimeve për gjuhën maqedonase. Për shkak të obligimeve të marra më parë, për fat të keq, nuk kam mundësi të jem me ju. Megjithatë, me këtë mesazh të shkurtër do të desha t’ju përshëndes dhe me ju të shkëmbej disa pikëpamje.

Së pari, dua t’i përgëzoj Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Institutin për Gjuhën Maqedonase “Kërste Misirkov”, Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” dhe Këshillit për Gjuhën Maqedonase për këtë nismë të madhe të përbashkët me të cilën shprehet respekt për patronët dhe themeluesit e tyre. Katër vëllime për gjuhën maqedonase dalin në 75-vjetorin jubilar të shpalljes së alfabetit maqedonas dhe Drejtshkrimit të gjuhës maqedonase me të cilët në vitin 1945 është përfunduar procesi i kodifikimit të gjuhës maqedonase standarde.

Këto katër vëllime vërtetojnë se gjuha maqedonase është një fakt i pamohueshëm historik dhe kulturor që është verifikuar nga linguistika botërore dhe sllavistika. Si gjuhë e gjallë me traditë të gjatë gojore dhe të shkruar, gjuha maqedonase, i pararend shtetit që e ka standardizuar dhe kodifikuar. Gjuha ka mbijetuar edhe në kushtet më të papërshtatshme për shkak të aftësisë që të adaptohet ndaj ndryshimeve, të evoluojë dhe të zhvillohet në dialekte të shumta. Por, pikërisht kodifikimi u mundësoi shumë gjeneratave të qytetarëve maqedonas që të arsimohen pa pengesa dhe të krijojnë në gjuhën maqedonase. Pikërisht kodifikimi krijoi kushte për lulëzim të shkencës dhe artit maqedonas, por edhe për hapjen e katedrave dhe lektoratëve për gjuhën maqedonase në universitete të shumta në Evropë dhe në botë. Pikërisht kodifikimi mundësoi që gjuha maqedonase sot të ketë status të garantuar kushtetues dhe ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse nëpërmjet kësaj dhe në suazat ndërkombëtare. Prandaj janë të pabaza të gjitha përpjekjet për mohim, revizion dhe interpretim të realitetit të gjuhës maqedonase jashtë sferës shkencore.

Një nga specifikat e gjuhës maqedonase është dhe hapja e tij për shkëmbim me gjuhët e tjera ballkanike me të cilat e shkëmben hapësirën dhe kohën. Pasuria me gjuhë të ndryshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e pasuron edhe gjuhën maqedonase që është frutë e bashkëjetesës multietnike. Prandaj, ashtu siç ka shteti obligim të kujdeset për përparimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve të të gjitha bashkësive etnike, ashtu edhe institucionet kanë obligim të kujdesen për gjuhën maqedonase dhe funksionimin e tij integrativ.

Në fund, në epokën digjitale do të vazhdojnë të zhvillohen edhe ato gjuhë që në kohë do të arrijnë të adaptohen me realitetin e ri digjital. Si rrjedhim, kemi obligim të gjeneratës ndaj të rinjve, ndaj brezave të ardhshëm të vazhdojmë me digjitalizimin e gjuhës maqedonase, si trashëgimi e pasur kulturore, shpirtërore dhe gjuhësore, ashtu edhe të arritjeve më bashkëkohore, kurse me qëllim që të jetë në dispozicion në mbarë botën.

Me këtë mendim, në fund, të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë i falënderoj për botimin prej katër vëllimesh dhe u dëshiroj edhe shumë arritje të larta kreative në kultivimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase te ne dhe në botë.

                                                                                                                                                                                     Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....