Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman, Rot

31 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Rot.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federative të Gjermanisë, të cilat karakterizohen nga miqësia, të mbushura me mirëbesim dhe respektim të ndërsjellë si dhe nga dialogu intensiv politik.

Presidenti Pendarovski theksoi se Gjermanie e cila është fuqia lëvizëse e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një nga aleatët më të afërt dhe partnerët më të sigurte në 30 vjetët e kaluara dhe shprehu falënderim që eurointegrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është prioritet i lartë në agjendën e politikës së jashtme së Qeverisë gjermane e udhëhequr nga kancelari Sholc.
Në këtë takim u bisedua edhe mbi hapjen e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ku u tha se ato janë me rëndësi thelbësore në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë dhe në ballafaqimin me ndikimin e agresionit rus në Ukrainë.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi qëllimin gjerman për gjallërimin e Procesit të Berlinit në gjysmën e dytë të vitit 2022, ku Presidenti Pendarovski theksoi se Procesi i Berlinit nuk duhet të trajtohet si shkëmbim për procesin e aderimit në BE dhe shtoi se për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....