Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin e Malit të Zi, Millatoviq

18 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në margjinat e Konferencës 60-të të sigurisë në Munih, mbrëmë u takua me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Në këtë takim, të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, duke shprehur kënaqësi nga kultivimi i partneritetit dhe miqësisë tradicionale midis dy shteteve.

Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Millatoviq vlerësuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si aleatë në NATO dhe vende me përcaktim strategjik për anëtarësim në BE, kanë vlera të njëjta, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të përforcuar rajonal, si parakusht kryesor për mirëmbajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit më të madh ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....