Mile Boshnjakovski

Mile Boshnjakovski

Sekretar i Përgjithshëm

е-mail: [email protected]

telefon: +389 70 248 278

Biografija

Mile Boshnjakovski ka përvojë prej dy dekadash në menaxhmentin organizativ dhe projektues, komunikime, bashkëpunim me mediat, kurse para se ta udhëheqë Kabinetin e Presidentit, dy vjet ka qenë zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për komunikim me mediat, menaxhim të situatave të krizës, organizim dhe zbatim të mbi 100 konferencave për shtyp. Ka qenë përgjegjës për mbulimin e aspektit komunikues në organizimin e vizitave të larta ndërkombëtare në vend si dhe për vizitën e Papa Françeskut, Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, kancelares gjermane, kryeministres angleze, i dhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë të huaj. 

Para angazhimit në Qeveri, ai ka punuar shtatë vjet në Fondin e Popullatës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) si specialist për përfaqësim dhe komunikim, kurse ka punuar edhe mbi komponentët e programit si demografia dhe popullata, politikat rinore. Boshnjakovski është trajnues për Programet gjinore transformative, kurse ka qenë edhe pjesë e bazës ndërkombëtare të komunikuesve të OKB-së, të cilët intervenojnë gjatë krizave humanitare kudo në mbarë botën. 

Nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka qenë drejtor i komunikimeve korporative në T-Mobile Maqedonia kompetent për komunikimin e jashtëm, përgjegjësinë interne dhe korporative të kompanisë. Ka qenë pjesë e ekipit që ka zbatuar ribrendimin e Mobimak në T-Mobile, anëtar i rregullt i ekipit komunikues të drejtorëve në Dojçe Telekom, kurse ka punuar edhe mbi strategjinë globale të kompanisë për përgjegjësi korporative.

Në periudhën 2004-2005 ka qenë pjesë e ekipit të Institutit Maqedonas për Mediat dhe koordinator i trajnimit i shkollës njëvjeçare për gazetarë prej të cilës sot e ka prejardhjen institucioni i akredituar i arsimit të lartë “Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun”.

Boshnjakovski e ka filluar karrierën e vet si gazetar, kurse pastaj edhe si redaktor i televizionit nacional Kanal 5 dhe shërbimit publik. Ka bashkëpunuar me mediat e shtypura dhe agjencitë në vend dhe jashtë vendit, kurse ka punuar si trajnues dhe këshilltar për marrëdhënie me publikun, përfaqësim, media, monitorim dhe evaluim. 

Ka diplomuar në Institutin e Historisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup, kurse momentalisht po punon temën e magjistraturës për studimet pasuniversitare Menaxhmenti i Komunikimeve Strategjike, në Institutin për Studime Komunikuese.