Mirënjohja “Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut” për Drejtorinë e doganave

21 Dhjetor 2022 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në ceremoni solemne ia dha mirënjohjen “Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut” Drejtorisë së Doganave.

Mirënjohja “Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut” i jepet Drejtorisë së Doganave për kontributin fondamental në modernizimin dhe në zhvillimin e ekonomisë, duke i përfaqësuar dhe realizuar interesat financiare të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke dhënë kontribut të vyeshëm në zhvillimin dhe mbrojtjen e të gjithë shoqërisë.

E nderuar drejtoreshë e Drejtorisë së doganave,

të nderuar të ftuar,

miq të dashur,

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga pavarësia e shtetit tonë deri më sot, 30 vjet gjithsej, jep kontribut në sigurimin e stabilitetit dhe integritetit të sistemit financiar në shtet, por edhe në mbrojtjen dhe sigurinë kufijve tanë.  Që nga fillimi i saj, zhvillimin e vet e bazon në standardet ndërkombëtare, duke e përforcuar bashkëpunimin me administratat e tjera doganore në botë dhe me organizatat relevante ndërkombëtare, e fokusuar në proceset integruese dhe në përparimin e shtetit.

Dogana nëpër vite dëshmon se është partner i besueshëm i bashkësisë së biznesit, me pjesëmarrjen e vet në përforcimin e themeleve të një ekonomie me prosperitet dhe konkurrente. Nëpërmjet prioriteteve strategjike të veta për zhvillim të përhershëm dhe të qëndrueshëm, udhëheqja dhe të punësuar mbeten të përkushtuar mbi përparimin dhe modernizimin nëpërmjet mbindërtimeve të kapaciteteve.

Dogana luan një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e procedurave dhe tregtisë ndërkufitare, kurse zbaton, njëkohësisht, masa dhe kontrolle efikase për mbrojtjen e shëndetit, sigurisë së qytetarëve dhe të shoqërisë në tërësi. Dogana i mbron interesat financiare të shtetit dhe sot siguron pagim efikas të pothuajse gjysmë së të hyrave në Buxhetin e shtetit.

Në fillim të vitit 2020, kur u ballafaquam të gjithë me pasigurinë e shkaktuar nga pandemia, Dogana dëshmoi një aftësi të jashtëzakonshme për përshtatjen e shpejtë dhe veprimin proaktiv në rrethanat e reja të ndodhura. Me zbatimin e një sërë masash intervenuese për zbutjen efikase të pasojave të krizës shëndetësore, me zbatim të mjeteve dhe mënyrave të reja të punës, u përshtat shpejt dhe siguroi rrjedhje pa pengesa ndërkufitare të mallrave. Duke u udhëhequr nga standardet dhe praktikat evropiane, Drejtoria e doganave dëshmon progres të qartë edhe në transformimin e vet digjital, duke zbatuar gjithmonë sisteme të përparuara teknologjike për automatizim dhe punë të tërësishme elektronike.

Të nderuar,

Drejtoria e doganave është fokusuar në ndërtimin e infrastrukturës sistematike, nacionale që duhet të sigurojë integrim me sistemet doganore të Bashkimit Evropian. Zhvillimi i sistemit të ri nacional me një sportel ku punon së bashku me institucionet e tjera shtetërore të përfshira në kalimin ndërkufitar të mallrave, do t’u mundësojë operatorëve ekonomikë qasje të vetme në realizimin e procedurave doganore dhe të jashtme-tregtare.

Bashkëpunimin rajonal të cilin Drejtoria e doganave e ndërton me vite, në vitet e fundit shënon temp të përforcuar. Tashmë janë vendosur korridore të gjelbra për qarkullim të prodhimeve të ndjeshme të cilët po funksionojnë me sukses në rajon, po zgjerohen edhe me BE-në. Këtë vit, Drejtoria e doganave, e nënshkroi e para në rajon Memorandumin për mirëkuptim për shkëmbim të të dhënave me Republikën e Greqisë dhe vendosi Korridor të gjelbër me vend anëtar të Bashkimit.

Aktivitetet në suazat e iniciativës Ballkani i Hapur, rezultuan me kontrolle me një qëndrim, të a.q. One stop shop në kalimin kufitar Tabanovcë me Republikën e Serbisë, kurse punohet për vendosjen e konceptit të njëjtë edhe me Republikën e Shqipërisë. Me realizimin e këtyre aktiviteteve, përveç efektit të përshpejtimit të qarkullimit të mallrave dhe kursimit në kohë dhe resurse për operatorët ekonomikë, Dogana kontribuon edhe në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Dua të theksoj sidomos rolin e nëpunësve doganorë në luftën kundër krimit si një nga sfidat kryesore të Drejtorisë së doganave në ndërtimin e shoqërisë së sigurt dhe të mbrojtur.   Në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente, vitet e fundit është vënë re zmadhimi i rasteve të zbulimit, sekuestrimit dhe parandalimit të përpjekjeve për tregti me mallra të palejuara.

Që nga fillimi i saj modest pas pavarësimit, Drejtoria e doganave u ngrit në një shërbim të përparuar teknologjik të qytetarëve, të bashkësisë afariste dhe shtetit në tërësi. Ajo sot është lidere për ndryshime në rajon, me përvetësim të vazhdueshëm të standardeve dhe praktikave më të larta evropiane në punën e vet.

Për këto arsye, për të gjitha arritjet në 30 vitet e kaluara Drejtorisë së doganave i japim Urdhrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...