Presidenti Stevo Pendarovski sot kishte videobisedë me përfaqësuesit e Armatës të cilët janë të vendosur në operacionet ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në prag të festave të vitit të ri, Presidenti Pendarovski i përshëndeti paqeruajtësit tanë në operacionin e KFOR-it në Kosovë, në misionin “UNIFIL” të udhëhequr nga OKB-ja në Liban, në operacionin “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë, në “EUTM RCA”misioni i udhëhequr nga BE-ja në Republikën e Afrikës Qendrore, në aktivitetin e NATO-s për Prezencën e përforcuar në terren në Letoni, pjesëtarët e ushtrisë sonë në misionet e NATO-s në Bullgari, Rumani dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes në Irak.
Në këtë bisedë, Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson shumë angazhimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përfaqësuesve të Armatës të cilët kontribuojnë aktivisht për paqen dhe sigurinë në botë, dhe janë investimi më i rëndësishëm në mbrojtjen kolektive.
Duke ua uruar festat e vitit të ri Presidenti u dëshiroi shëndet të mirë dhe zbatim të mëtejshëm të përkushtuar të obligimeve duke i mbrojtur vlerat e përbashkëta, paqen, lirinë dhe demokracinë.