Biseda e Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Armatës të vendosur në misionet ndërkombëtare paqësore

27 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot nëpërmjet videolidhjes bisedoi me përfaqësuesit e Armatës, të vendosur në misionet paqësore të KFOR-it në Republikën e Kosovës, Altea në Bosnjë dhe Hercegovinë, EUTM-RCA në Republikën e Afrikës Qendrore dhe UNIFIL në Liban.

Gjatë bisedës përfaqësuesit e misioneve e informuan Presidentin Pendarovski mbi detyrat e tyre dhe mbi mënyrën e zbatimit të tyre, mbi aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të detyrave të veta, rrethinën e sigurt, si dhe mbi moralin dhe gjendjen shëndetësore të paqeruajtësve.

Presidenti Pendarovski theksoi se falë profesionalizmit dhe sakrificës së përfaqësuesve të Armatës të vendosur në misionet paqësore, Republika e Maqedonisë së Veriut, jep kontribut të rëndësishëm mbi paqen dhe sigurinë globale dhe riafirmohet pozita e saj si partner i besueshëm në bashkësinë euroatlantike.

Duke ua uruar festat e fundvitit, Presidenti Pendarovski përfaqësuesve të vendosur në misionet paqësore ndërkombëtare u dëshiroi sukses të mëtejshëm në zbatimin e detyrave, shëndet të mirë dhe kthim të tyre të sigurt në atdhe.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...