Takimi i Presidenti Pendarovski me kryeministrin e Republikës Helene, Kiriakos Micotakis

5 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën Helene, sot në Athinë u takua me Kryeministrin e Republikës Helene, Kiriakos Micotakis.

Në këtë takim bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi marrëdhënie e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Helene, ku është vlerësuar se vizita zyrtare në nivelin më të lartë shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se ekziston një përmirësim i dukshëm i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, me potencial për përforcim të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo fushë të interesit të përbashkët.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski theksoi se duhet të shfrytëzohet i gjithë potenciali dhe të dyja shtetet të ndërtojnë partneritet të vërtetë strategjik.

Bashkëfolësit në këtë takim biseduan mbi mundësitë për përforcim të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, ku është shprehur kënaqësia nga trendi i zmadhuar i shkëmbimit tregtar. Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë themeli i marrëdhënieve midis dy shteteve, duke pasur parasysh përfitimet e ekonomive të të dyja palëve. Në këtë drejtim, është theksuar nevoja për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjes infrastrukturore midis dy shteteve.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme që Republika Helene e jep për aspirimet mbi anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se zhbllokimi i procesit do të kontribuojë mbi stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...