Mjetet e shitjes së muralit iu dhuruan Qendrës ditore për personat me aftësi të kufizuar mentale ose trupore – Berovë

6 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, ia dorëzoi çekun Qendrës ditore për personat me aftësi të kufizuara mentale ose trupore – Berovë. Mjetet janë për rinovim të Qendrës, për pajisje të kabineteve për terapi fizike dhe hidroterapi, si dhe të dhomës senzore për fëmijët me autizëm.

Më parë, Oda Ekonomike e bleu muralin të cilin me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së shtetit maqedonas e përpunuan artisti Gjorgje Jovanoviq dhe studentet e Fakultetit të Artit Figurativ Evgenia Trajkovska dhe Milena Petkovska. Ky akt siç theksuan nga Oda, duhet të jetë nxitje edhe për shumë afaristë që të dëshmojnë përgjegjësi shoqërore dhe t’u dhurojnë individëve ose institucioneve të cilët janë nevojë për ndihmë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...