Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Novak në vizitë në TëRinjtëHab

6 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, e cila është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e vizituan Zyrën e Presidentit TëRinjtëHab, ku u takuan me përfaqësues të Shoqatës së studentëve të mjekësisë të cilët dhe të Këshillit nacional rinor.

Nga Shoqata e studentëve të mjekësisë i prezantuan aktivitetet e tyre aktuale dhe iniciativën HealthHub qëllimi i të cilës është përmirësimi i shëndetit, mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, si edhe zgjidhjet e tyre inovative për zgjidhjen e problemeve shëndetësore të popullatës dhe përforcimin e pozitës të mjekëve të rinj dhe studentëve në shoqëri.

Në këtë takim me të dy presidentët, përfaqësuesit e Këshillit rinor i thanë qëndrimet e tyre mbi rolin e të rinjve në vend, perspektivat arsimore, folën mbi sfidat me të cilat ballafaqohen, si edhe mendimet dhe idetë e tyre për pjesëmarrje më të madhe rinore në krijimin e politikave publike. Njëkohësisht, shoqatat rinore folën edhe për bashkëpunimin e suksesshëm dhe mbështetjen që e marrin nga Kabineti i Presidentit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....