Presidenti Pendarovski i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës maqedonase të mjekëve (SHMM)

7 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës maqedonase të mjekëve (SHMM) e cila funksionon mbi 70 vjet në shtetin tonë.

Në këtë takim përfaqësuesit e SHMM-së e informuan Presidentin Pendarovski mbi projektet aktuale dhe aktivitetet e planifikuara në drejtim të përmirësimit të cilësisë së përgjithshme të shërbimeve shëndetësore, nëpërmjet përsosjes dhe zhvillimit të mjekësisë maqedonase dhe shkencave të ngjashme.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për përkushtimin e vazhdueshëm të Shoqatës maqedonase të mjekëve në vendosjen e standardeve të larta etike dhe mbrojtjen e profesionit të mjekut, me qëllim përfundimtar, përparimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke u shprehur mirënjohje për angazhimin e përgjithshëm mjekëve në ballafaqimin me kovid-19, Presidenti theksoi se pandemia e theksoi edhe më shumë rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të sektorit shëndetësor, duke theksuar edhe domosdoshmërinë që strategjitë e ardhshme të ndërtohen në përputhje me nevojat dhe qëllimet e shkencës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit