Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me përfaqësuesit e Asociacionit Maqedonas të Studentëve të Mjekësisë – AMSM, ku informuan mbi Kuvendin e 71 të përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Asociacionit të Studentëve të Mjekësisë – FNASM, që do të mbahen nga 01 deri më 07 mars në Ohër.
Përfaqësuesit e AMSM-së, duke u falënderuar për mbështetjen nga Presidenti Pendarovski, informuan mbi rëndësinë dhe kuptimin e mbajtjes së këtij evenimenti dhe e njohën Presidentin me qëllimet dhe idetë, si dhe me arritjet e deritanishme të organizatës së tyre.
Presidenti Pendarovski uroi organizim dhe realizim me sukses të manifestimit më të madh studentor të mjekësisë që do të mbahet në vendin tonë dhe rekomandoi se evenimentet e tilla ku diskutohen prioritetet globale shëndetësore janë më se të nevojshme dhe të dobishme për përgatitje, si dhe për përfshirje të drejtpërdrejtë të studentëve në krijimin dhe realizimin e politikave botërore të shëndetësisë.
Në këtë takim nga Asociacioni Maqedonas i Studentëve të Mjekësisë – AMSM morën pjesë dr. Onur Dika, kryetar i Komitetit organizativ dhe dr. Mishel Naidenov, nënkryetar i Komitetit organizativ.
Me mbështetje të Presidentit Pendarovski, organizata AMSM e fitoi kandidaturën të jetë nikoqire e Kuvendit të përgjithshëm të FNASM-së, që do të mbahet nën moton: Mbijeto! Përparo! Transformo! Ndërtimi i kushteve më të mira për gratë dhe adoleshentët vulnerabilë.
AMSM-ja është organizata studentore më e vjetër e Fakultetit të Mjekësisë e krijuar nga studentë dhe mjekë të rinj, e cila 75 vjet me radhë zbaton me sukses projekte të shumta. Ajo është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Asociacionit të Studentëve të Mjekësisë – FNASM, që është organizatë bijë e Organizatës Botërore Shëndetësore dhe e cila mban kuvende të përgjithshme në mars dhe në gusht, çdo vit, me pjesëmarrje të rreth 1000 studentëve nga mbi 130 vende të botës.