Moduli i dytë i Shkollës për politika i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

7 Maj 2022 | Kumtesat

Këtë fundjavë po mbahet moduli i dytë i Shkollës për politika i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik për Punë Ndërkombëtare (NDI).

Modulin e dytë të Shkollës për politika e hapi prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, këshilltar i Presidentit për çështje juridike dhe profesor i inordinar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë rezident i Institutit Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrësit në Shkollën për politika në suazat e modulit të dytë kanë mundësi të përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e demokracisë parlamentare dhe qeverisjes përfaqësuese, funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, procedurën legjislative dhe mundësitë për pjesëmarrje të publikut në krijimin politikat publike.

Në këtë drejtim u mbajt panel diskutim me pjesëmarrjen e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e koordinatorëve të grupeve parlamentare nga pushteti, Jovan Mitreski nga LSDM-ja, Arbër Ademi nga BDI-ja dhe nga opozita, Nikolla Miceski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Artana Qazimi nga Aleanca për Shqiptarët, kurse fjalim në temë “Kuvendi si themel i demokracisë parlamentare” mbajtën edhe nënkryetari dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Goran Misovski dhe Cvetanka Ivanova.

Me qëllim afrimin e të rinjve me punën e Kuvendit u mbajt edhe aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!”, ku pjesëmarrësit e stimuluan punën e dhomës ligjvënëse.

Gjatë ditës së nesërme debati do të fokusohet në perceptimet e qytetarëve për Parlamentin, cilësinë e debatit parlamentar dhe sa ndikon hulumtimi i opinionit publik mbi politikat publike. Ligjëratë do të mbajë Vlora Reçica nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, kurse profesori Aleksandër L. Spasov do të flasë mbi fjalimin politik, strukturën, përmbajtjen dhe performancën e tij.

Qëllimi i trajnimeve në suazat e modulit të dytë është zhvillimi vetëdijes te të rinjtë për fitimet nga demokracia, nxitja e tyre dhe përgatitja për përfshirje shoqërore dhe politike dhe për kriticizëm.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....