Moduli i katër i Shkollës për politika për vitin 2022 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik

25 Shtator 2022 | Kumtesat

Këtë fundjavë në Ohër u mbajt moduli i katërt i Shkollës për politika për vitin 2022 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik që u realizua në bashkëpunim me Fondacionin “Konard Adenauer”.

Në modulin e katërt të kësaj Shkolle patën fjalim përshëndetës Daniel Braun, përfaqësues i Fondacionit “Konrad Adenauer” për Maqedoninë e Veriut.

Mbi temën “Sfidat gjeostrategjike dhe ato të mbrojtjes për BE-në dhe NATO-n të ballafaquara me luftën në Ukrainë” onlajn ligjëroi Rajner Majer cum Felda, gjeneral brigade në pension dhe përfaqësues i Institutit për politikë të sigurisë në Universitetin “Kristian Albreht” në Kil, Gjermani.

Ligjëratë në temën “Ballafaqimet me dezinformacionet dhe propagandën gjatë krizës energjetike dhe luftarake në Evropë” mbajtën Dragan Sekullovski, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe prof. dr. Jasna Baçovska Nediq, profesoreshë ordinare në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” në UKEM.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska mbajti ligjëratë mbi temën “Sfida aktuale të sigurisë dhe perspektivat e anëtarësimit në NATO gjatë luftës në Ukrainë”. Mbi temën “Lufta në Ukrainë – implikime mbi sigurinë nacionale dhe rajonale” folën prof. dr. Marjan Gjurovski, profesor inordinar në Institutin e sigurisë, mbrojtjes dhe paqes në Fakultetin filozofik të UKEM-it dhe Emil Dimitriev, ish-kryeministri teknik dhe ish-zëvendësministri i mbrojtjes.

Komunikologu dhe kryetari i Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike, Bojan Kordallov e udhëhoqi punëtorinë me temë “Digjitalizimi, mediumet sociale dhe menaxhimi i mirë”, kurse punëtorinë me temë “Nga respektues i rregullave deri në formues të tyre: Roli i ndryshueshëm global të Kinës dhe implikimet e tij për Ballkanin Perëndimor” të cilën e udhëhoqi Ana Kërstinovska, nga ESTIMA Think Tank, u mbajt në ditën e fundit të modulit të katërt të Shkollës për politika.

Mbi temën “Kontekste rajonale në përbërjen e procesit të integrimit në BE të rajonit”, ligjëratë mbajti Zoran Neçev, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...