Moduli i parë i Shkollës për politika për vitin 2022 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik

26 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në hapjen e Shkollës për politika për vitin 2022 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik, në suazat e të cilës këtë fundjavë po mbahet moduli i parë.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet tha se qëllimet e Shkollës për Politika, si aktivitet qendror i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik janë ndërtimi i shoqërisë solidare dhe inkluzive, nxitja e dialogut politik dhe shoqëror nëpërmjet tejkalimit të ndarjeve dhe nëpërmjet promovimit të multikulturalizmit si mjet kryesor i lidhjes midis qytetarëve.

“Jam i bindur se pjesëmarrësit në brezin e dytë të kësaj Shkolle do të kenë rast të jashtëzakonshëm jo vetëm t’i mbindërtojnë njohuritë dhe shkathtësitë e veta, por edhe të ndërlidhen dhe të mbindërtojnë kontaktet të cilat do të ndikojnë mbi zhvillimin e tyre të mëtejshëm personal dhe profesional”, rekomandoi Presidenti.

Presidenti Pendarovski theksoi se në raport me temat që do të përpunohen, përsëri, në fokus do të jenë çështjet strategjike, por edhe çështjet aktuale për shtetin dhe shoqërinë tonë, siç janë: demokracia dhe të drejtat e njeriut, funksionimi i shtetit juridik dhe lufta kundër korrupsionit, zhvillimi socioekonomik, NATO dhe sfidat e sigurisë nën ndikimin e ngjarjeve aktuale, integrimi në Bashkimin Evropian, por edhe politikat rinore, të drejtat e bashkësive të margjinalizuara dhe politikat në pjesën e bashkëpunimit rajonal.

Shkolla për Politika zhvillohet në shpirtin e vlerave demokratike politike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politike, tolerancës së ndërsjellë, bashkësisë dhe solidaritetit.   Qëllimet e kësaj Shkolle janë t’i lidhë pjesëmarrësit me përvoja të ndryshme profesionale të cilët kanë dëshirë me njohuritë dhe shkathtësitë e veta të kontribuojnë në zhvillimin pozitiv të shoqërisë, të kontribuojë në ndërtimin e unitetit nëpërmjet të mësuarit, si dhe ta promovojë kulturën e dialogut.

Në këtë eveniment mbajti fjalim edhe Thomas Hjuz, guvernatori i pavarur i Fondacionit për Demokraci të Uestminsterit, drejtor i “Këshillit mbikëqyrës” të Fejsbukut/Instagramit dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit për Demokraci të Uestminsterit, si dhe prof. Aleksandar L. Spasov, nga Fakulteti Juridik, këshilltar i Presidentit i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik.

Në suazat e Shkollës për Politika për vitin 2022 do të mbahen pesë seminare edukative, të cilat do të realizohen në periudhën nga marsi deri në nëntor të këtij viti me ligjërues dhe trajnues eminentë nga vendi dhe nga jashtë.

Shkolla për Politika organizohet në bashkëpunim me zyrat e fondacioneve dhe shoqatave në vend “Friedrih Ebert”, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), “Konrad Adenauer”, Instituti Nacional Demokratik për Çështjet Ndërkombëtare (NDI), Fondacioni për Demokraci Uestminster , Fondacioni MK2025” dhe Organizata Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RICO).

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit