Moduli i parë i Shkollës për politika për vitin 2023 i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

6 Maj 2023 | Kumtesat

Këtë fundjavë në Tetovë u mbajt moduli i parë i Shkollës për politika për vitin 2023 i Qendrës Presidenciale për Edukim Politika, që realizohet në bashkëpunim me Fondacionin për Demokraci të Uestminsterit.

Mbi temën “Kriza në partitë mejnstrim dhe sfidat për socialdemokracinë bashkëkohore dhe konzervatizmin politik bashkëkohor” sot folën dr. Aleksandar L. Spasov, kryetari i Këshillit të programit të Qendrës Presidenciale për Edukim Politika, këshilltar i Presidentit Pendarovski për çështje juridike dhe profesor inordinar në Fakultetin juridik “Justinian Prima”, UKEM, dhe dr. Aleksandar Spasenovski, profesor inordinar në Fakultetin juridik “Justinian Prima”, UKEM.

Profesori i rregullt në Fakultetin juridik “Justinian Prima”, UKEM, dr. Boban Misoski foli mbi temë “Sundimi i të drejtës, pavarësia në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut si bazë për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. Ish-ministrja e drejtësisë dhe profesoresha ordinare në Fakultetin juridik “Justinian Prima”, UKEM, dr. Renata Treneska-Deskoska mbajti ligjërim me temë “Proces i drejtë zgjedhor – bazë e demokracisë”, kurse mbi temën “Ndikimi i aktvendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi proceset demokratike” foli mbi përvojat e veta znj. Mirjana Llazarova Trajkovska, gjykatës në Gjykatën Supreme dhe ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë ditës së djeshme, në ditën e parë të modulit të parë të Shkollës për politika për vitin 2023, fjalime hyrëse kishin prof. dr. Aleksandar L. Spasov dhe znj. Dona Kosturanova, drejtoreshë e Fondacionit për demokraci të Uestminsterit në vend, ndërsa folën edhe përfaqësues të pjesëmarrësve të mëparshëm në Shkollën për politika.

Nesër, në pjesën përmbyllëse të modulit të parë, profesori ordinar në Fakultetin juridik “Justinian Prima”, UKEM, dr. Nenad Markoviq, do të flasë mbi temën “Kultura politike dhe tendencat autoritare në shoqërinë maqedonase”, kurse znj. Iskra Geçoska, këshilltarja e Presidentit Pendarovski për çështje nga fusha e kulturës dhe dr. Artan Sadiku, hulumtues, teoricien dhe aktivist do të japin mendimet e tyre mbi temën “Politikat dhe format publike të përfaqësimit efektiv politik nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare”.

Shkolla për politika organizohet në bashkëpunim me zyrat e fondacioneve dhe shoqatave në vend: “Fridrih Ebert”, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), Fondacioni “Konrad Adenauer”, Instituti Nacional Demokratik për Punë Ndërkombëtare (NDI), Fondacioni për Demokraci i Uestminsterit, Fondacioni “MK 2025”, Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor “RYCO” dhe Fondacioni “Metamorfozis”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit