Presidenti Pendarovski për vizitë në Komandën supreme të forcave aleate për Evropën në NATO

7 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Mons, Belgjikë e vizitoi Komandën supreme të forcave aleate për Evropën në NATO, ku u takua me Komandantin suprem, gjeneralin Kristofer Kavolin.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet aktuale të komandës dhe përforcimin dhe përshtatjen e forcave pas fillimit të invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën, në drejtim të mbrojtjes së aleatëve të NATO-s dhe zvogëlimit të rrezikut nga zgjerimi i konfliktit.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi përgatitjen e shtetit që të japë kontributin e vet aktiv në përpjekjet e Aleancës në plotësimin e qëllimeve strategjike, në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe përforcimin e unitetit në NATO. Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, në suazat e kapaciteteve të veta, do të vazhdojë t’i japë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike Ukrainës, me qëllim përfundimtar ndalim të agresionit ushtarak, mbrojtje të vlerave demokratike dhe vendosjen e paqes.

Gjenerali Kavoli e falënderoi për ndihmën e përgjithshme që Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s e jep në përpjekjet e Aleancës për ruajtjen e sigurisë në hapësirën euroatlantike.


Në suazat e vizitës, Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendosur në Komandën supreme të forcave aleate për Evropën.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit