Takimi i Presidentit Pendarovski me imzot Tomo Vukshiq, mitropolitin dhe kryepeshkopin e Vrhbosanskit

21 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Imzot Tomo Vukshiqin, mitropolit dhe kryepeshkop i Vrhbosanskit dhe administrator apostolik i Ordinariatit ushtarak në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili ndodhet në një vizitë fetare në Kishën Katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet e Kryepeshkopit Vukshiq gjatë vizitës së tij në shtetin tonë.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për vizitën e kryepeshkopit Vukshiq, duke e theksuar rolin e rëndësishëm që e ka bashkësia katolike në shoqërinë maqedonase multikulturore dhe shumëfetare. Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut ia kushton promovimit të dialogut ndërfetar dhe respektimit të lirisë fetare, në interes të tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit