Takimi i Presidentit Pendarovski me shoqatat maqedonase në Malme

14 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, dje në mbrëmje në Male, Mbretërinë e Suedisë, e vizitoi Kishën ortodokse maqedonase “Shën. Naumi i Ohrit”, u takua me priftin ortodoks maqedonas Bllazho Kozharskin dhe me përfaqësuesit e shoqërive maqedonase nga Malme.

Në bisedë me at Kozharskin, Presidenti Pendarovski u informua mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komunës kishtare, e cila është e para në Evropë, e themeluar në vitin 1973, si dhe mbi aktivitetet aktuale dhe bashkëpunimin me institucionet suedeze në drejtim të afirmimit të Kishës maqedonase ortodokse.

Përfaqësuesit e shoqërive maqedonase nga Malma folën me Presidentin Pendarovski mbi iniciativat aktuale për përparimin e veprimtarisë së bashkësisë maqedonase. Në këtë kontekst është theksuar edhe rëndësia e kultivimit të përhershëm të lidhje me shtetin e tyre amë.

Duke shprehur kënaqësinë nga veprimtaria e suksesshme shumëvjeçare e bashkësisë sonë në Suedi, Presidenti Pendarovski theksoi se vlerësohet gjithnjë e më shumë roli i saj si faktor aktiv në proceset e përgjithshme shoqërore-politike në shtetin tonë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....