Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e vendimit të marrë nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.
“U dërgoj përgëzime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO), z.z. Stefan dhe të gjithë qytetarëve në vend të fesë ortodokse, me rastin e vendimit të marrë njëzëshëm nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e autoqefalisë së KOM-KO-së.
Ky është një lajm i gëzuar për të gjithë qytetarët në vend që janë me fe ortodokse, i cili vjen pas vendimit të Patriarkanës Ekumenike për pranimin e Kishës sonë në unitetin kanunik dhe në bashkësinë eukaristike.
Vendimi i Kishës Ortodokse Serbe do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike dhe hapjen e mundësisë për zhvillim shpirtëror të pangarkuar të Kryepeshkopatës së Ohrit. Besoj se i gjithë procesi i njohjes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit do të përfundojë së shpejti me Tomosin e Patriarkut Ekumenik z.z. Bartolomej, që do të kontribuojë në plotësimin e një prej interesave tona nacionale dhe për përparimin dhe pajtimin në shoqërinë maqedonase.”