Takimi i Presidentit Pendarovski me Sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Botërore Myslimane, sheiku Muhamed bin Abdulkarim Al-Isa

13 Gusht 2021 | Kumtesat

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 12 dhe më 13 gusht 2021 në vizitë në shtetin tonë është Shkëlqesia e Tij, sheiku Muhamed bin Abdulkarim Al-Isa, Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Botërore Myslimane.

Në suazat e vizitës, Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti sheikun Muhamed bin Abdulkarim Al-Isa.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi aktivitetet e Lidhjes Botërore Myslimane në drejtim të promovimit të tolerancës islame, dialogut dhe bashkëpunimit me të gjitha konfesionet, që çon në tejkalimin e paragjykimeve rritëse dhe sigurimin e kushteve për paqe dhe bashkëjetesë. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski i përshëndeti aktivitetet ndërkombëtare të sheikut Muhamed bin Abdulkarim Al-Isa duke i dhënë mirënjohje për angazhimin e tij personal në promovimin e vlerave të matura islame në botë.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski vlerësoi se vizita është mundësi për vendosjen e dialogut dhe bashkëpunimit me Lidhjen Botërore Myslimane duke nënvizuar se shteti ynë ka traditë të rrënjosur thellë të tolerancës ndërfetare, respektim të bindjeve të ndryshme fetare dhe kultivim të lirive fetare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...