Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Shkollën e tretë dimërore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës maqedonase, letërsisë dhe kulturës

23 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski nëpërmjet videomesazhit mbajti fjalim në hapjen solemne të Shkollës së tretë dimërore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës maqedonase, letërsisë dhe kulturës në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup, që prej sot deri më 28 janar do të mbahet virtualisht. Edicioni i sivjetshëm i shkollës dimërore është për nder të poetit maqedonas Aco Shopov, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij.

Të nderuar pjesëmarrës në Shkollën e tretë dimërore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës maqedonase, letërsisë dhe kulturës,
Të dashur miq,

Ju faleminderit për mundësi që të mbaj fjalim në fillim të Shkollës së tretë dimërore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës maqedonase, letërsisë dhe kulturës në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Nëse në edicionin inaugurues të shkollës dimërore para tri vjetësh festuam njëqind vjetorin e lindjes së kolosit të filologjisë, gjuhësisë dhe letërsisë maqedonase, akademikut Bllazhe Koneski, këtë vit festojmë përsëri një jubile të rëndësishëm – 100 vjet nga lindja e poetit të shquar maqedonas Aco Shopov, një prej themeluesve të letërsisë bashkëkohore maqedonase.

Si mbështetës i këtij jubileu jam i nderuar që festimi i këtij përvjetori të rëndësishëm është në bashkëpunim me UNESKO-n. Midis aktiviteteve të shumta në programin e festimit të jubileut gjatë gjithë vitit 2023, duke përfshirë edhe evenimentet e parapara për Ditën Botërore të Poezisë, 21 marsin, me seli në UNESKO në Paris, vend të veçantë ka edhe Shkolla e tretë dimërore.

Më lejoni ta përshëndes vendimin e Seminarit ndërkombëtar, që në suazat e shkollës së sivjetshme dimërore, mësimdhënie për seminaristët e nivelit të përparuar, do t’i kushtohet tërësisht poezisë së Aco Shopovit. Besoj se ky fakt do të jetë motivim shtesë dhe mundësi konkrete për njohje të Shopovit nga publiku ndërkombëtar lexues nëpër mjet shqipërimeve dhe punimeve për poezinë e tij.
Pa dyshim, pasuria e gjuhës maqedonase më mirë mund të shihet edhe nëpërmjet fjalës së shkruar dhe arritjeve të autorëve tanë letrarë si Shopovi, i cili nëpërmjet shprehjes së vet poetike hap perspektiva të reja për shqipërime të cilat, në vetvete, përveç njohjes së përkryer të gjuhës në të cilën janë shkruar, janë shprehje e përkushtimit dhe kreativitet të madh. Relaksimi në luksin e vargjeve të tij, është mënyra më e mirë që ta ndiejmë bukurinë e gjuhës maqedonase dhe potencialit të saj enorm.

Të nderuar,

Vetë fakti që në shkollën dimërore marrin pjesë mbi 40 pjesëmarrës nga 17 vende të botës, dëshmon për interesin për mësimin e gjuhës maqedonase për të cilën duhet të jemi veçanërisht krenarë të gjithë.

Pa dilema, midis pjesëmarrësve kemi afirmues të rinj të gjuhës maqedonase, të letërsisë dhe kulturës maqedonase, por edhe miq të vendit tonë dhe bukurive të tij. Njëkohësisht, interesi i treguar na rikujton edhe obligimin që e kemi që ta kultivojmë gjuhën maqedonase dhe të punojmë vazhdimisht për ruajtjen dhe përparimin e saj.

Edhe përkrah faktit se shkolla dimërore mbahet nëpërmjet internetit, shpresoj se një pjesë e madhe prej jush do të mund të vijnë së shpejti edhe fizikisht në vend dhe ta mësojnë gjuhën maqedonase, qoftë në Shkollën verore të Seminarit të gjuhës maqedonase, letërsisë dhe kulturës, ose në ndonjë formë ose me ndonjë rast tjetër.

Do të dëshiroja në fjalimin tim t’i falënderoj ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit në shkollën dimërore për interesin e tyre për mësimin e gjuhës maqedonase. Si shtylla jonë shpirtërore dhe e identitetit, përkatësisht, sipas Koneskit, “atdheu ynë tërësisht i vetëm”, jemi veçanërisht të lumtur që gjithnjë edhe më shumë gjuhëtarë, filologë, shkrimtarë dhe studentë po tregojnë interes për gjuhën maqedonase.

Në fund, të përdor fjalët e titullit të një prej vëllimeve me poezi të Aco Shopovit “Era sjell mot të mirë” dhe t’ju dëshiroj që shkolla t’ju sjellë vetëm kohë të bukur, momente të bukura me diskutime të frytshme prej të cilave dalin iniciativa të reja për bashkëpunim, hulumtime dhe zhvillim.

Ju përgëzoj për dëshirën dhe përzgjedhjen që të jeni pjesë e Shkollës së tretë dimërore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës maqedonase, letërsisë dhe kulturës, si dhe në gjashtë ditët e ardhshme, derisa sa zgjat shkolla, ju dëshiroj punë të suksesshme.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit