Muaji i Frankofonisë: Presidenti Pendarovski në orën e mësimit të gjuhës franceze në gjimnazin “Orce Nikollov” në Shkup

7 Prill 2022 | Kumtesat

Me rastin e përfundimit të muajit të Frankofonisë, Presidenti Stevo Pendarovski në shoqëri të ambasadorit francez Siril Bomgarnter, sot i vizitoi paralelet frankofone në SHMQSH “Orce Nikollov” në Shkup.

Presidenti u njoh me programin mësimor të paraleleve bilinguale frankofone, bashkëpunimin ndërkombëtar që e realizojnë me gjimnazet franceze dhe projektet e përbashkëta pedagogjike, mundësitë e shkëmbimeve shkollore dhe perspektivat arsimore të nxënësve në të ardhmen.

Në bisedimin me profesorët dhe nxënësit e vitit të katërt, Presidenti Pendarovski tha se mësimi në paralelen bilinguale frankofone është një mundësi e përkryer jo vetëm për komunikim dhe përsosje të gjuhës franceze, por edhe për shkëmbimin e përvojave, vizitën në Francë dhe njohjen me traditën dhe kulturën e pasur franceze, si dhe vazhdimin e arsimit të lartë në universitetet eminente franceze.

“Me mësimdhënien bilinguale, gjimnazi “Orce Nikollov”” futet midis institucioneve të cilat kanë rol aktiv në promovimin e gjuhës franceze dhe kulturës frankofone. Me kultivimin e traditës frankofone e thellojmë miqësinë me Francën dhe e përforcojmë ndjenjën e solidaritetit me popullin francez” tha Presidenti Pendarovski duke shtuar se është veçanërisht krenar që nxënësit tanë arsimin e vazhdojnë dhe e përfundojnë në universitetet franceze me renome.

Gjimnazi “Orce Nikollov” është gjimnazi i parë me mësimdhënie bilinguale frankofone në Maqedoninë e Veriut, që është vendosur në vitin shkollor 2000/2001 dhe e posedon brendin për cilësi të mësimdhënies bilinguale “Label Franc Education”, që e jep Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Momentalisht, mësimdhënie bilinguale frankofone për lëndën kimi, matematikë, histori dhe gjeografi ndjekin 106 pjesëmarrës nga ky gjimnaz.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....