Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në sesionin e tretë të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut Verior

30 Qershor 2022 | Kumtesat

Në suazat e Samitit të NATO-s në Madrid, Presidenti Pendarovski sot mori pjesë në sesionin e tretë të punës së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut Verior.

Sesioni në nivelin e shefave të shteteve dhe të qeverive, të cilin e kryesoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, u kushtohej kërcënimeve dhe sfidave që dalin nga fqinji jugor i Aleancës së NATO-s.

Në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski theksoi se siç është vendosur në Konceptin strategjik të NATO-s ballafaqohemi me kërcënime globale dhe kërcënime të ndërsjella të kushtëzuara. Terrorizmi, theksoi Presidentit, në të gjitha format dhe dukuritë e tij është kërcënim i drejtpërdrejtë asimetrik mbi sigurinë e popujve tanë, kurse përdoret sidomos nga palë të treta të cilat dëshirojnë ta zgjerojnë praninë e tyre dhe të imponojnë ndikimin e vet nëpërmjet kërcënimeve hibride dhe trysnive politike.

Në këtë drejtim, Presidenti theksoi se nevojitet që NATO-ja të vazhdojë me mbështetjen praktike dhe përforcimin e kapaciteteve të vendeve anëtare, di dhe me thellimin e dialogut midis vendeve partnere të Aleancës, me organizatat ndërkombëtare, OKB, BE dhe me të gjitha forumet e tjera relevante rajonale dhe me organizatat joqeveritare.

Gjatë diskutimit në këtë mbledhje, Presidenti tha se na nevojitet konsensus më i gjerë, me qëllim që të zhvillojmë bashkëpunim funksional dhe të parashikueshëm multilateral, nëpërmjet të cilit do të mundësohet paqja dhe siguria në shekullin e 21-të.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...