Presidenti Pendarovski nikoqir i Presidentit italian Serxho Matarela

8 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër (e premte, më 9 shtator 2022) do të jetë nikoqir i Presidentit të Republikës Italiane Serxho Matarela, i cili do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Matarela do të mirëpritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, më pas do të vijojë takimi tet-a-tet i presidentëve Pendarovski dhe Matarela dhe takimi plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.

Në suazat e kësaj vizite, në Kishën “Shën. Spas” në Shkup Presidenti Matarela dhe Presidenti Pendarovski do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit.

PROGRAMI: e premte, më 9 shtator 2022

  • ora 09:30  – Ceremonia e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
  • ora 09:40  – Takimi tet-a-tet
  • ora 10:00  – Takimi plenar i delegacioneve
  • ora 10:45 – Konferenca e përbashkët për shtypin e Presidentit Pendarovski dhe Presidentit Matarela

Ftojmë ekipet e gazetarëve në Kabinetin e Presidentit në orën 8:45.

Ceremonia zyrtare e pritjes, takimi plenar dhe konferenca e përbashkët për shtyp janë të hapura për të gjitha mediat.

  • ora 12:35 (Kisha “Shën. Spas”) – Vendosja e kurorave pranë varrit të Goce Dellçevit

Ftojmë xhiruesit dhe fotoreporterët në kishën “Shën. Spas” në orën 12:10.

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë, përfaqësuesit e mediave mund t’i drejtohen Biljana Radevës +389 76 45 55 45 [email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....